Komuniteti Energjetik e përshëndeti zgjedhjen e furnizuesit universal me energji elektrike

Komuniteti Energjetik e përshëndeti zgjedhjen e furnizuesit universal me energji elektrike
Komuniteti  Energjetik (KE), në kumtesën e tij për opinionin, i përshëndeti reformat të cilat zbatohen në sektorin energjetik në vend, me çka ka vlerësuar se është anëtari i parë i KE-së i cili ka zbatuar procedurë konkurruese tenderuese për zgjedhjen e furnizuesit universal me energji elektrike.

“Sipas Ligjit të ri për energjetikë në të cilin është zbatuar Pakoja e tretë energjetike, Maqedonia e Veriut filloi procedurë për zgjedhjen e furnizuesit universal të energjisë elektrike dhe furnizues në rast të fundit për periudhën prej pesë viteve. Konsorciumi i “EVN Maqedoni” dhe “EVN elektrofurnizim” fitoi tenderin, duke ofruar ofertë më të lirë në krahasim me ofertuesit e tjerë. Kjo është procedura e parë tenderuese në Komunitetin Energjetik, e vlerësuar në kumtesën e Komunitetit Energjetik.

Sipas pakos së tretë energjetike, shtohet në kumtesën e KE-së, të gjithë konsumatorëve, gjegjësisht amvisërive dhe ndërmarrjeve të vogla, iu garantohet e drejta e “furnizimit universal”, gjegjësisht të furnizohen me energji elektrike me cilësi të caktuar, sipas çmimeve të arsyeshme, të zbatueshme lehtë dhe qartë, transparente dhe jo diskriminuese.  Palët e Komunitetit Energjetik të cilat janë marrë vesh që të emërojnë furnizues në rast të fundit, me qëllim që të mbrohen konsumatorët në situata kur do të dështonte furnizuesi i tyre me energji elektrike, si dhe të mbrohen konsumatorët joaktivë ose konsumatorët me vështirësi gjatë pagesës.

Në bazë të procedurave ligjore, procedura e plotë për furnizues universal dhe furnizues në rast të fundit  do të përfundojë tërësisht në javët e ardhshme.