Ajaksi me Juventusin, Mançesteri kundër Barcelonës në çerekfinale

Ajaksi me Juventusin, Mançesteri kundër Barcelonës në çerekfinale
Futbollistët e Ajaksit do të luajnë kundër Juventusit në çerekfinalen e Ligës së kampionëve, u vendos sot në shortin në Nion.

Mançester Junajted do të luajë me Barcelonën, ndërsa dy ndeshjet tjera janë Liverpul – Porto dhe Totenham – Mançester Siti.

Në gjysmëfinale do të luajnë fituesit nga ndeshjet Totenham / Mançester Siti – Ajaks / Juventus dhe Barcelona / Mançester Junajted – Liverpul / Porto.

Terminet për çerekfinale janë 9, 10, 16 dh e 17 prill, gjysmëfinalja më 30 prill, 1 maj, 7 maj dhe 8 maj, ndërsa finalja është caktuar për më 1 qershor në stadiumin Vanda Mitropolitano në Madrid.