Çmimet e benzinës sërish në rritje

Çmimet e benzinës sërish në rritje
Benzina Eurosuper BS 95 prej sonte në mesnatë shtrenjtohet për 1,5 denarë, ndërsa Eurosuper BS-98 për një denar, ndërsa çmimi i dizelit dhe i vajit ekstra të lehtë për amvisëri ulet për gjysmë denari, vendosi sot Komisioni rregullator për energjetikë.

Çmimi i ri i Eurosuper BS-95 arrin 66 denarë për një litër, ndërsa 67,5 denarë për Eurosuper BS-98. Një litër Eurodizel (D-E V) do të shitet për 60,5 denarë, ndërsa vaji ekstra i lehtë për amvisëri (EL-1) 49 denarë.

Për .149 denarë është ulur çmimi i mazutit M-1 NS dhe një kilogram nga ky energjens do të kushtojë 32.698 denarë.

Rritja e çmimeve me pakicë të derivateve të naftës në mesatare arrin 0,09 për qind.

KRRE e vërtetoi çmimin e ri të karburanteve në bazë të çmimit mesatar të naftës së papërpunuar dhe kursit të denarit në krahasim me dollarin në dy javët e kaluara.