Shtëpia Bardhë pohon se Shteti Islamik në Siri plotësisht është mposhtur

Shtëpia Bardhë pohon se Shteti Islamik në Siri plotësisht është mposhtur
 Shtëpia e Bardhë bëri të ditur se Shteti Islamik  në Siri është mposhtur dhe se nuk ka më shumë territore nën kontroll të ekstremistëve.

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Sara Sanders konfirmoi se i gjithë territori në Siri është “qind për qind i çliruar nga terroristët”.

Sanders shtoi se edhe ministri i Mbrojtjes së SHBA-së patrik Shanahan për këtë e ka njoftuar presidentin amerikan Donald Tramp.

Ajo gazetarëve i ka treguar hartë të Irakut dhe Sirisë ku shihet se grupi terrorist më tepër nuk kontrollon asnjë zonë në rajon.