“Gjykata e Apelit Shkup duke vepruar sipas lëndës penale KOKZH-13/19, në opinion e njohur si “Titanik 2”, pas seancës së mbajtur publike, solli vendim me të cilin ankesat e të akuzuarve B.I., S.M., dhe A.S., pjesërisht i mohoi.
Me rastin e ankesës dhe për detyrën zyrtare për shkak të zbatimit të rregullt të Ligjit ndaj të akuzuarit B.I. përcaktoi burg shtëpiak me kohëzgjatje deri në hyrjen në fuqi të vendimit KOK.nr.62/17 nga data 08.03.2017, përkatësisht deri në fillimin e vuajtjes së dënimit.
Me rastin e ankesës dhe për detyrën zyrtare për shkak të zbatimit të rregullt të Ligjit ndaj të akuzuarit S.M. përcaktoi burg shtëpiak me kohëzgjatje deri në hyrjen në fuqi të vendimit KOK. nr. 62/17 nga data 08.03.2019, ndërsa më së voni 60 ditë të llogaritur nga data 08.03.2019.
Me rastin e ankesës dhe për detyrën zyrtare për shkak të zbatimit të rregullt të Ligjit ndaj të akuzuarës A.S. përcaktoi masë të kujdesit – Obligim i të akuzuarës të paraqitet përkohësisht në Gjykatën Themelore – Manastir në çdo ditë të martë të javës, me kohëzgjatje deri në hyrjen në fuqi të vendimit KOK.nr.62/17 nga data 08.03.2019.
Ankesat e të akuzuarve V.S. dhe S.S., refuzohen si të pabaza, citohet në kumtesën e Gjykatës së Apelit.
Në gjykimin e shkallës së parë për lëndën “Titanik 2” Mijallkov është dënuar me 3 vjet burg, Menduh Thaçi me tre vjet e dy muaj, Bedredin Ibraimi me katër vjet e gjashtë muaj, ndërsa Vllatko Sajkovski, Sasho Sërcev dhe Aneta Stefanovska morën nga tre vjet burg.
Gjykata Penale e pranoi kërkesën e PSP-së dhe u caktoi paraburgim Mijallkovit dhe Ibraimit, ndërsa katër të dënuarit tjerë morën masë të kujdesit.
Sipas akuzës së PSP-së, Mijallkov si drejtor i DSK-së, dhe anëtar i Komitetit ekzekutiv të VMRO-DPMNE-së e ka shfrytëzuar ndikimin e tij dhe përmes Menduh Thaçit ka dakorduar të miratohen kundërshtimet për rivotim në tre vendvotime në Strumicë në zgjedhjet lokale të vitit 2013.