Në krahasim me sezonin e kaluar kur ishin regjistruar 1.919 raste, ekziston ulje për nëntë për qind nga numri i të sëmurëve në javën e katërt të vitit.
Incidenca e regjistruar këtë javë për herë të parë këtë sezon është mbi kufirin javor të aktivitetit sezonal të virusit të gripit, përkatësisht është arritur pragu i hyrjes së sezonit të gripit, transmeton Medial.mk.
Në javën e katërt të vitit numri më i madh i të sëmurëve – 699 janë paraqitur te grupi më i madh i të rriturve prej 15-64 vite, ndërsa incidencë më e lartë prej 71,7 në 100.000 banorë u regjistrua te fëmijët e moshës prej 5-14 vjet.
Këtë javë numri më i madh i personave të sëmurë – 292 dhe incidenca më e lartë 243,8 në 100.000 banorë është paraqitur nga rajoni i Njësisë rajonale Gostivar.
Gjatë javës së katërt të vitit në laboratorinë virologjike të Institutit për shëndet publik është testuari materiali i 21 për grip. Nga materialet e testuara, tetë janë pozitive për praninë e virusit të influencës – pesë influenca B (Yamagata) dhe tre influenca A (H1N1)pdm.