Në lidhje me sezonin e fundit kur u regjistruan 386 të sëmurë, ekziston rritje të numrit për 7,7 herë të numrit të të sëmurëve në javën e gjashtë të vitit..
Numri më i madh i të sëmurëve – 1.650 janë paraqitur në grupin më të madh të moshës prej 15-64 vjeç, ndërsa te fëmijët e moshës 5-14 vjeç ka 327 raste në 100.000 banorë.
Këtë javë numri më i madh i personave të sëmurë – 326 janë paraqitur nga rajoni i Njësisë rajonale Gostivar, ndërsa incidenca më e lartë 576,5 në 100.000 banorë është regjistruar në rajonin e Njësisë rajonale Dibër.
Nga gjithsej 31 njësi raportuese në vend, vetëm në rajonin e NJR Dibër, Kratovë, Resnje, Kavadar dhe Makedonski Brod regjistrohet aktivitet shumë i lartë. Në rajonin e Qendrës për shëndet publik Manastir dhe NJR Kërçovë është regjistruar aktivitet i lartë, në rajonin e shtatë qendrave për shëndet publik/njësitet rajonale-aktivitet të mesëm, në rajonin e nëntë qendrave për shëndet publik/njësite rajonale-aktivitet të ulët, në nëntë njësite rajonale regjistrohet aktivitet shumë i ulët i virusit të gripit, ndërsa gjashtë njësitet tjera rajonale këtë javë nuk kanë paraqitur të sëmurë nga gripi/ sëmundje të ngjashme me gripin.
Deri më tani në sezonin 2017/2018,. numri i përgjithshëm i rasteve të paraqitura me të sëmurë të ngjashëm të gripit arrin 8.443. Numri i regjistruar i rasteve është për katër herë më i vogël në krahasim me periudhën e njëjtë nga sezoni i kaluar kur ka pasur 33.883 të sëmurë.