“Shuplakat”, Fatime Fetai kërkon paraburgim për Andonovskin

“Shuplakat”, Fatime Fetai kërkon paraburgim për Andonovskin
Prokuroria Speciale Publike ka kërkuar paraburgim për të akuzuarin Milan Andonovski në lëndën “Shuplakat në Qendër”. Andonoski sot nuk u paraqit në seancë dëgjimore për shkak të gjendjes shëndetësore. Në vërtetimin mjekësor të Andovskit ishte shkruar diagnoza: Laringit dhe antibiotik Amoksiklav.

Ndërkohë nga PSP këtë masë e kërkuan duke u nisur nga fakti se kjo është hera e tretë që Andonov nuk paraqitet në seancë. Nga PSP theksuan se justifikimet e Andonovit gjithmonë janë banale.

Nga ana tjetër avokatët mbrojtës thanë se sjellja e PSP-së është e gabuar për shkak se Andonov është i sëmurë dhe për këtë posedon vërtetim mjekësor.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: