Kryediplomati grek është shprehur optimist se takimi i tij me Dimitrovin do të jetë një hap i madh për zgjidhjen e çështjes së emrit. Nëse do të ketë zhvillime pozitive në Ohër pritet shumë shpejt një takim mes kryeministrave Aleksis Cipras dhe Zoran Zaev.
Ne lidhje me emrin e Maqedonisë, burime diplomatike bëjnë të ditur se Athina mund të bej një hap prapa për ndryshimet kushtetuese të Ish-Republikës Jugosllave te Maqedonisë, ku Kocias po mundohet të gjejë një zgjidhje të mesme.
Vlladimir Bozhinovski nga Instituti për hulumtime politike-Shkup, është skeptik për përparim të mundshëm të Maqedonisë në Aleancë pa marrëveshje finale.
"Nëqoftëse do të arrihej marrëveshje ku do të përfundonte çështja e emrit, atëher po do të mundej. Por nëse nuk ka marrëveshje përfundimtare atëher nuk besoj se mund të presim ndonjë debllokim nga ana e Greqisë për antarësim në NATO", thotë Bozhinovski.