Jo, jo, mos mendoni se është një foto për t’i treguar dikujt, atij, misteriozit, se sa seksi është. As një foto për inat të shoqes llafazane ose konkurrentes në televizion.
Kjo foto e mjegullt, si e përhimët, teksa seksbomba e sportit shqiptar hedh tej krifën e flokëve, me një celular në dorë, është ajo e zgjedhura për urimin e saj për Pashkët.
Ka sens? Për Ildën po, sepse çdo ditë e shënuar mund të jetë një rast i mirë për të tundur fansat nga gjumi i pushimeve, e për t’u kujtuar se sa bukur i rri Ildës fustani i zi me dekoltenë si fasadë.
Gëzuar Pashkët edhe ti, Ilda, u ringjall Jezui por u ringjallën edhe djelmoshat që të ndjekin./Albanian Free Press