Gjuha shqipe para momentit historik, sa më shpejt të shpallet në "Gazetën Zyrtare"

Gjuha shqipe para momentit historik, sa më shpejt të shpallet në "Gazetën Zyrtare"
Profesori universitar Mersim Maksuti komenton situatën me ligjin për përdorimin e gjuhëve dhe ngërçi në të cilën ka arritur politika e brendshme për këtë çështje. Sipas Maksutit, gjuha shqipe në Maqedoni është para momentit historik dhe i njejti duhet ditë më parë të shpallet në "Gazetën Zyrtare" dhe shumica parlamentare në asnjë mënyrë mos lejojë që edhe më tej të mbetet peng e presidentit Ivanov.

"Kryetari i Kuvendit z.Telat Xhaferi dhe mazhoranca politike aktuale, duhet sa me pare te dergojne Ligjin e gjuheve ne "Gazeten Zyrtare" per hyrjen ne fuqi te tij, ngase cdo dite e me teper, po humbin betejen ndaj nje Presidenti, tashme me legjitimitet te konsumuar.

Opozita shqiptare duhet te ngrej zerin dhe te luaj rolin e saj me fuqishem, per sa i perket kesaj ceshtjeje.

Gjuha shqipe eshte para nje momenti historik, duhet te vihemi ne mbrojtje te saj!", shkruan Maksuti.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: