Pas më tepër se 10 viteve në Maqedoni më në fund u instalua një kabinet i ri qeveritar. Ju si lideri i Lëvizjes Besa si e vlerësoni punën e deritanishme të qeverisë së Zoran Zaevit?
-Ajo që ne e kemi patur edhe si hezitim për tu bërë edhe vetë pjesë e qeverisë, ju e dini se ne kemi patur negociata edhe deri në fund kemi bërë përpjekje që edhe në të bëhemi pjesë e asaj qeverie, por megjithatë, disa nga parimet apo anomalit që kishin tendenca të përsëritjes nga qeveria e kaluar në të tashmen, mendonim se ajo do të jetë një proces që do ta ndihmoj ose përshpejtoj perspektivën edhe efektueshmërin e kësaj qeverie, andaj ne edhe gjatë negociatave kemi alarmuar për disa prej këtyre dukurive, fatkeqësisht mund të themi se tash pas një viti mund të konstatojmë se kemi pasur të drejtë. Në përgjithësi vlerësimi jonë për punën e qeverisë është në disa drejtime ka vlerësime të ndryshme. Sa i përket çështjes së ecurisë euroatlantike mendoj se kryeministri dhe qeveria kanë bërë hapa shumë të guximshëm. Menjëherë iu qasën zgjidhjes së çështjes me Bullgarinë, arritën marrëveshje me këtë shtet që ka zgjatur shumë vite dhe kjo i dhanë një shtytje shumë të madhe dhe simpati dhe përkrahje nga faktori ndërkombëtar. Nga ana tjetër, hyrja shumë e guximshme në zgjidhjen e kontestit të emrit me Greqinë, dhe kja i la shumë përshtypje edhe ndërkombëtarëve por edhe me Greqinë u vendosën disa forma dhe forma tjera të komunikimit që relaksuan ambientin dhe mundësuan që kontesti i emrit të negociohet, të flitet dhe të mundohet të zgjidhet në një ambient më real, në kontekst pozitiv. Argumenti tjetër është edhe raporti i fundit i KE-së, me nota shumë pozitive dhe rekomandim të pakushtëzuar, mund të themi që në këtë drejtim qeveria ka arritur mjaft sukses, nga ana tjetër ka elemente të tentativës dhe vullnetit të qeverisë për të bërë ndryshime, por nuk ka shumë rezultate. Dhe ka sektore të shoqërisë nën ingerencat e qeverisë që nuk janë dëshmuar si të suksesshme. Arsyet janë të ndryshme, ndoshta duhet kohë më shumë, por mbi të gjitha mund të themi se partneri politik shqiptar në qeverisje i mësuar të veproj si 15 vitet e kaluara, sidomos në 10 vitet e kaluar me një parti tjetër, ajo e vazhdon avazin e vjetër dhe mundohet të njejtën energji ta reflektoj edhe në punën e kësaj qeverie, qoftë me kuadrot ose me angazhimin e saj. Mendoj se kjo mund të ketë qenë një prej pengesave për një sukses më të madh. Por, duhet të jemi edhe realist se problemet në Maqedoni janë komplekse, kanë historik më të madh, politizimi i gjykatës, proceset e montuara, zhvillimet ekonomike, krejt këto kanë burimin në fillimin e viteve 90ta, kështuqë është rëndë që edhe kjo qeveri me një shkop magjik brenda një viti ti zgjidh këto. Mendoj se kjo qeveri është në rrugë të duhur, qasjen dhe rrugëtimin e ka të mirë por duhet të pajiset edhe me elemente tjera, duhet edhe guxim edhe gatishmëri më të madhe dhe hapa më të guximshme që rezultatet të jenë edhe më të mira.
Tashmë një periudh më të gjatë në opinion qarkullojnë zërat për kyçjen e Besës në Qeveri. Ju jeni takuar me kryeministrin, për cilët resore keni biseduar dhe cilët janë pozitat tua në lidhje me pjesmarrjen në qeveri?-Kemi realizuar disa takime me kryeministrin dhe bisedat deri tani më shumë deri tani kanë shkuar në drejtim se si ne e shohim bashkëqeverisjen. Unë edhe si Lëvizje Besa dhe si përfaqësues i politikave që ne i bëjmë në partin tonë, ia kam bërë me dije kryeministrit se nuk është me rëndësi cila është forma sa është me rëndësi cila është esenca, thelbi e pjesmarrjes tonë në qeveri, për çfarë parime do të bëjmë betejë të përbashkët, cilat do të jenë rregullat e funksionimit të asaj qeverie. Por kemi biseduar edhe për pjesën teknike të formatit të qeverisë sipas të cilës do të duhet të duket qeveria. Ingerencat për zgjerim të qeverisë natyrisht që i ka kryeministri dhe ai do të duhet të vendos cilin subjekt mendon se është mirë ta ketë në qeveri. Ne jemi këtu për ti dhënë synimet tona, parimet mbi të cilat ne e shohim kontributin tonë. Deri tani bisedimet janë zhvilluar në një frymë shumë pozitive dhe jemi shumë afër përfundimit të një marrëveshjeje. Pjesën programore gati se në korrniza shumë të gjëra i kemi mbyllur tani ka mbetur për detajet të diskutojmë dhe kryeminitrit i duhet një bashkëbisedim me partnerët aktual të qeveris që të shohim se a është e pranueshme për ato një koncept i ri i qeverisë. Përmendët partnerët e koalicionit të Zoran Zaevit në Qeveri. Në disa raste lideri i BDI-së Ali Ahmeti ka deklaruar se nuk do të bënë Pazar për pozita qeveritare që janë nën dirigjimin e partisë së tij. A mendoni se fjalën e fundit për përbërjen dhe kyçjen në qeveri e ka Ahmeti?
Shumica parlametare akoma nuk është stabilizuar dhe ballafaqohet me problemin e vjetër me sigurimin e kuorumit dhe në këtë drejtim kryministri Zaev ka paralajmëruar përkrahje të 70 deputetëve. Si subjekt politik në qeveri do të kishit kundër të bashkëqeverisni me krahun tjetër të Besës por edhe me PDSH-në e Menduh Thaçit?-Ne nuk kemi problem me subjektet tjera. Mbi të gjitha përgjegjësia më e madhe kah ec shteti e ka kryministri, ai e ka besimin e shumicës parlamentare dhe kjo nënkupton se besimin e shumicës së qytetarëve. Ai do të duhet të vendos se cilat subjekte i kyq në qeveri. I vetmi problem është për momentin te një subjekt tjetër që konsiston dhe konteston emërimin tjetër. Ajo pjesa tjetër e Lëvizjes Besa që mendon se pretedon se edhe ajo do të duhet të quhet ashtu dhe mendoj që konflikt i tillë nëse bartet në funksionim të qeverisjes nuk do të ishte e shëndosh. Por për këtë nuk mund ne të vendosim është punë e kryeministrit dhe nuk është vendim i fundit i Lëvizjes Besa. Ne pasi të përfundojmë me negociatat me Zaevin, me kryesin dhe organet e partisë do të ulemi e bisedojmë dhe aty do të marrim vendimin final duke u bazuar në marrëveshjen e negociuar mes nesh. Nëse organet e miratojnë vendimin për kyqje në Qeveri unë mund të ta dal dhe ta bëjë publike këtë vendim por deri atëherë askush nuk mund të tregojë se cila parti do të jetë në Qeveri.
Në një moment theksuar se jeni afër një marrëveshjeje me kryministrin, a do të thotë kjo që procesi i bisedimeve për hyrje në Qeveri është drejt përfundimit?
Maqedonia gjendet në moment historik, mendoni se qeveria aktuale ka kapacitet të integroj shtetin në NATO dhe BE?
-Përderisa në Maqedoni mbi 90 përqind e qytetarëve qoftë Maqedonas, Shqiptar apo të etnive tjera janë për hyrje në NATO dhe BE, askush nuk mund ta rrezikoj ose ndaloj këtë vullnet të qytetarëve. Unë jam më shumë i interesuar që ne këtë gatishmëri të shfaqur nëpër hulumtime, ta shfaqim edhe si qeveri dhe parti politike që këto procese ti ecim sa më shpejtë Janë kërkesa shumë reale që i janë vendosur Maqedonisë në NATO dhe BE. Në raport me NATO-në është zgjidhja e kontestit me emrin dhe nëse Maqedonia e bënë, ne menjëherë bëhemi pjesë e NATO-së, dhe është çështja e fillimit të negociatave me BE-në ku janë 35 kapituj që duhet të kalohen për një kohë sa më të shpejtë. Nëse ne jemi të gatshëm që të punojmë ditë dhe natë që ti përmbyllim këto kapituj, unë jam i bindur se dyert e BE-së për Maqedoninë do të jenë të hapur.
Blerim Ismaili