"Këtu fare nuk ka të bëjë me meritokraci në kuptimin e kapacitetit intelektual të të dy këshilltarëve më të ri në Kabinetin e Kryeministrit Zaev. Ndoshta njëri ka merita sepse ka bërë gjenocid ndaj shqiptarëve gjatë luftës së vitit 2001 dhe për këtë "ndoshta" është shpërblyer me këtë funksion. Sa i përket tjetrit, askush nuk i konteston meritat e tij në luftën e vitit 2001 duke mbrojtë ngjyrat e UÇK-së, por e dim kapacitetin e tij arsimor, mos të ekzagjeroj por ky person kontakt të vetem me arsimin ka pasur vetem ateherë kur ka ngrënë "supë me shkronja". Por jam i bindur se Kryeministri Zaev nuk e ka futur këtë person pa ndonjë interes që duhet personi në fjalë të i'a shpaguaj Kryeministrit", thotë Xhenur Iseni, politikolog.
Se për çfarë bëhet fjalë, shton mëtej Iseni, koha do të tregon shumë shpejtë, se meritokracia ska fare të bej me këto emërime.