Në pyetjen rreth raportit të fundit të Komisionit Evropian Bilalli është i qartë se viteve të fundit antivlerat janë shëndrruar në vlera, por paralajmëron se janë të nevojshëm disa vite terapi kolektive mentale për tu rikthyer në realitet dhe se ky proces nuk do të jetë i lehtë.
Për sa i përket zgjidhjes së çështjes së emrit, Bilalli potencon se problemi mbetet në anën greke sepse ata nuk kanë konsenzus të brendshëm të formuar duke mos harruar se Rusia ka ndikim të theksuar politike në qarqe të caktuara të qeverisë greke.
Kurse për plan alternativ ose siç në opinion dihet si plan B, analisti dhe këshilltari Bilalli mendon se komunitetit ndërkombëtar nuk do ti duhet plan B ose plan C, duke nënvizuar se sa i përket antarësimit të Maqedonisë në NATO, fillimisht duhet të zgjidhet çështja e emrit dhe pastaj në samit të ri me dritën jeshile të Greqisë dhe Maqedonia të pranohet në NATO. / IBNA