Gurri dhe Alimi të pakënaqur nga rezultati i partisë së tyre kanë formuar dhunshëm një grup akut dhe për këtë nuk i kanë zgjedhur mjetet pasi është dashur të krijohej rezultat i volitshëm për partinë e tyre. Kanë shfrytëzuar fuqinë politike dhe pozitën për të detyruar komisionerët të ndryshojnë të dhënat”, deklaroi Fatime Fetai, raporton SHENJA.
Fetai tha se për këtë kanë siguruar 40 dëshmitarë, dhjetëra procesverbale të votimeve dhe rezultateve, vendime të KSHZ së, por edhe lidhjen e tyre logjike me çka thotë se do dëshmohet fajësia e të akuzuarve. Por as Ejup Alimi e as Ismet Gurri nuk ndjeheshin fajtorë. Madje, Ejup Alimi i tha gjykatës se në fjalimin e Fetait ka parë vetëm urrejtje e jo fakte. Po vijojnë fjalët hyrëse të avokatëve./Gazeta Express/