Megjithatë, mbetet ende e paqartë se kush do të jetë kryeministri i ardhshëm i Italisë. Presidenti Sergio Mattarella ka paralajmëruar pak ditë më parë se kreu i ardhshëm i ekzekutivit duhet të jetë kundër çdo distancimi të mundshëm nga Europa. “Lëvizja 5 yjet” e ka zbutur qëndrimin e saj mbi BE-në, duke thënë se do të donte të hapte diskutime mbi disa marrëveshje dhe jo ta tërhiqte Italinë, ndërsa Salvini ka thënë se do të mbrojë Italinë brenda bllokut.
Ndërkohë ka patur pikëpyetje për riaktivizimin e Berlusconit i cili u rehabilitua nga Gjykata e Milanos një ditë më parë dhe fitoi të drejtën për të kandiduar sërish në zgjedhje. Por këto zëra u mohuan nga kreu i Lega Nord, Matteo Salvini i cili bëri të qartë se tani janë tërësisht të përqëndruar në arritjen e marrëveshjes.