Është shumë vështirë të thuhet sepse nuk kemi të dhëna zyrtare as për Maqedoninë e as për vendet e tjera megjithatë ka një përqindje që tregon se në Maqedoni konkretisht 25% nga kuadri me arsim të lartë janë shpërngulur në këto 10 vitet e fundit – thotë Ivan Ivanov- drejtor ekzekutiv i Shoqatës Lead.
Ministrja e arsimit Renata Deskovska shprehet e vetëdijshme për numrin e madh e të rinjve që largohen nga vendi dhe zotohet që do punohet më shumë për ndalimin e tyre ose edhe kthimin e një pjese të tyre.
Jemi të vetëdijshëm se në periudhën e fundit vendi ka humbur një pjesë të rinisë me arsim të lartë të cilët kanë shkuar të punojnë në vendet evropiane ose tej oqeanit, të shpresojmë përkohësisht. Javën e kaluar është shpallur ligji për arsim të lartë, kështu që këtë javë janë lëshuar marrëveshje të reja në Ministrinë e Financave të cilët do të mundësojnë punësime të reja nëpër Universitete – deklaroi Renata Deskovska- Ministre e Arsimit.
Sipas studimeve të realizuara vendet më të dëshiruara nga të rinjtë janë vendet Evropiane dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës të cilat ofrojnë mundësi të mira për punësim./ALSAT/