Trump: Seuli ka 28 milionë njerëz, imagjinoni çfarë mund të ndodh nëse Jong-un nuk respekton marrëveshjen

Trump: Seuli ka 28 milionë njerëz, imagjinoni çfarë mund të ndodh nëse Jong-un nuk respekton marrëveshjen
Takimi historik mes kreut të SHBA-së Donald Trump dhe Koresë së Veriut kaloi në atmosferë pozitive, kështu u vlerësua takimi prej ekspertëve të ndryshëm politik.

Pas takimit me homologun e tij, Trump në pres konferencë deklaroi se është mirë për botën nëse Kim Jong-un do ta respekton marrëveshjen, përndryshe as nuk duhet diskutuar skenaret tjera që janë shumë negative për botën.

"Nuk dua të kërcënohem dhe kryetari Jong Un e kuptoi. Seuli ka 28 milionë njerëz kurse Nju Jorku ka 8 milionë banorë dhe imagjinoni çfarë mund të ndodh nëse nuk respektohet marrëveshja. Mendoj se edhe Japonia, fqinjët e Koresë së Veriut nuk do të lejojnë që mos të respektohet marrëveshja.

Çdo alternativë tjetër tjetër nuk është pozitive dhe nuk është për tu diskutuar", tha Trump.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: