Ekipet nuk heqin dorë, ofertë prej 50 milionë euro për Gigi Donnarumman

Ekipet nuk heqin dorë, ofertë prej 50 milionë euro për Gigi Donnarumman
“The Sun” raporton se Chelsea ka ofruar 50 milionë euro për blerjen e Gianluigi Donnarumas nga Milan.

Milan ka një ofertë të re për shitjen e portierit Gianluigi Donnarumma.

“The Sun” raporton se Chelsea ka ofruar 50 milionë euro për blerjen e portierit italian.

Po ashtu, “Blues” i kanë dhënë Milanit edhe variantën tjetër të shkëmbimit me sulmuesin Alvaro Morata, përcjell “lajmi.net”.

Morata është pranë largimit nga Chelsea, dhe mund të jetë futbollist i nevojshëm nga Milan. /Lajmi.net/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: