Zvicra është në epërsi prej një goli kundër Kosta Rikës, ashtu sikurse Brazili ndaj Serbisë.
Siç janë rezultatet, Zvicra dhe Brazili kanë siguruar kualifikimin nga grupi për në fazën e eliminimit direkt, njofton Klan Kosova.
Ndonëse ndryshimi i gjërave në këto ndeshje nuk është i pamundur matematikisht, mbetet shumë e vështirë në realitet që diçka e tillë të ndodhë.
Duhet të shënohen pesë gola në të dy ndeshjet që Kombëtarja e Zvicrës të mos mund të kualifikohet.
Tre herë duhet të shënojnë futbollistët e Kosta Rikës në portën e Zvicrës, si dhe dy herë Serbia në të Brazilit me kushtin që brazilianët dhe zviceranët të mos shënojnë gola të tjerë. Vështirë e mundur!
Pra mund të konsiderohet se Zvicra bashkë me pesë shqiptarët e saj dhe Brazili janë dy kombëtaret që do të vazhdojnë rrugëtimin në Kupën e Botës me nga shtatë pikë.