Në Sarandë ka plazhe të bukura, restorante që ofrojnë ushqime të shijshme deti, dhe specialitete nga kuzhina italiane. Plazhet janë të njohura për nga pastërtia e detit.
Edhe pse Saranda është qytezë me rreth 1000 banorë, ndërsa prej aty nga vendkalimi Qafë thanë ka vetëm 180 kilometra. Rrugët vazhdimisht rinovohen, ndërsa një pjesë e mirë e rrugës është autostradë.
Një kafe kushton 60 lekë, respektivisht 30 denarë, aq sa kushton edhe një ujë i thjeshtë apo mineral.
Ushqimi në hotel mund tu kushtojë 200 denarë, një picë e madhe 240 denarë, ndërsa vendosja në apartament shumë të mirë me pamje nga deti do tu kushtojë 35 deri 40 euro.
Në një apartament mund të vendosen më shumë se 4 perona, sepse shumica e tyre janë të pajisura me tualet, kuzhinë, dhomë gjumi dhe ballkon.