“121 mijë fëmijë shqiptarë, në varfëri ekstreme”

“121 mijë fëmijë shqiptarë, në varfëri ekstreme”
Të paktën 120 mijë fëmijë janë duke jetuar në kushtet e varfërisë ekstreme në Shqipëri. Shifra evidentohet nga raportet e Shërbimit Social Shtetëror dhe shifrat që raporton INSTAT për vitin 2017.

Viti që lamë pas regjistroi 80.964 familje që mbahen me të ardhurat e ndihmës ekonomike, vlerë që nuk mund të jetë më e lartë se 8 mijë lekë të rinj në muaj.

Me këto para, familjet në ndihmë ekonomike, duhet të përballojnë mbijetesën e tyre.

Të dhënat tregojnë se në mbi 80 mijë familjet e varfra, një e katërta e tyre janë me pesë anëtarë, dhjetë mijë të tjera me gjashtë anëtarë, dhe 25 mijë të tjera më katër anëtarë. Kurse më shumë se 14 mijë familje kanë tre anëtarë.

Për më tepër, janë edhe 6.500 familje të tjera të cilat rezultojnë se kanë gjashtë ose më shumë anëtarë dhe mbahen vetëm me lekët modeste të ndihmës ekonomike.

Në total numri i 80.164 familjeve i korrespondon 365.108 shqiptarëve të zhytur në varfëri ekstreme.

Prej tyre, një e treta janë fëmijë, ose plot 121.703 vogëlushë të pllakosur nga skamja.

Duke iu referuar shifrave zyrtare për vitin 2017, popullsia që jeton në vend ishte 2.870.324 banorë. Kjo do të thotë se 13 për qind e tyre janë në varfëri ekstreme.

Familjet sipas strukturësNumri i familjeve më 2017Numri i përfituesveAnëtarët për çdo familje
- me 1 pjesëtar           4.634                     4.634 - me 1 anëtar
 -  me 2 pjesëtarë           7.492                   14.984 -  me 2 anëtarë
 - me 3 pjesëtarë         14.095                   42.286  - me 3 anëtarë
 - me 4 pjesëtarë         25.744                102.975 -  me 4 anëtarë
 - me 5 pjesëtarë         19.607                   98.034 -  me 5 anëtarë
 - me 6 pjesëtarë           9.365                   56.190 -  me 6 anëtarë
 - mbi 6 pjesëtarë           6.572                   46.006 -  me 7 anëtarë
                365.108
Raporti i popullsisë, 1/3 janë fëmijë                121.703
Popullsia 20172.870.324
% e varfërisë ekstreme'                           13

 

Në total numri i 80.164 familjeve i korrespondon 365.108 shqiptarëve të zhytur në varfëri ekstreme, prej tyre, një e treta janë të mitur.

(Albanian Free Press)

Shpërndajeni me miqtë tuaj: