Haradinaj është takuar me Saliun: Kosova dhe Maqedonia e Veriut kanë marrëdhënie të shkëlqyera

Haradinaj është takuar me Saliun: Kosova dhe Maqedonia e Veriut kanë marrëdhënie të shkëlqyera
Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj e priti sot për vizitë të parë zyrtare përfaqësuesin e ri diplomatik të Maqedonisë në Kosovë, Rexhep Saliun, me ç’rast i vlerësoi së të shkëlqyera marrëdhëniet midis të dyja vendeve fqinje.

Haradinaj, siç publikoi në faqen e tij në Fejsbuk, në takim ka shprehur përkushtimin e Qeverisë së tij për ndërtimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore me Maqedoninë.

“Në takimin njohës me të ngarkuarin me punë të Maqedonisë së Veriut në Kosovë, Rexhep Saliu, kemi shprehur vullnetin për thellim të bashkëpunimit dypalësh dhe avancimin e partneritetit në fushat e interesit të përbashkët ndërmjet dy vendeve tona. Kosova mbetet e përkushtuar për fqinjësi të mirë dhe në këtë drejtim marrëdhëniet me Maqedoninë e Veriut janë të shkëlqyera”, ka shkruar Haradinaj.i