Të pranishmëve në MPJ-në greke iu drejtua Aleksis Cipras, i cili u falënderua mes tjerash edhe për “kontributin për Marrëveshjen historike të Prespës” dhe tha se është arsyetuar se byreku i Vitit të Ri po ndahet në fund të shkurtit.
“Megjithatë, askush nuk ka ankesa sepse puna të cilën e bëri Ministria e Punëve të Jashtme në periudhën e kaluar dhe kontributi shumë i rëndësishëm për rolin e atdheut në sferën ndërkombëtare e arsyeton këtë vonesë të vogël, sepse nuk mundëm të ndajmë byrekë në momentin kur vijonte një nga marrëveshjet më të rëndësishme dhe historike të cilat do ta shënojnë politikën e jashtme të vendit dhe tashmë e kanë ndërtuar rolin e politikës së jashtme”, tha kryeministri grek në fjalimin e shkurtë në MPJ-në greke”.
Në praninë e shefit të diplomacisë Jorgos Katrugallos, zëvendësit e tyre Markos Bolaris dhe Terens Kuik, ministrja alternative Sia Anagnostopullu, si dhe diplomatë dhe të punësuar në Ministrinë e Punëve të Jashtme, por edhe gazetarëve, kryeministri grek Aleksis Cipras e preu dhe e ndau byrekun e Vitit të Ri me parë. Fatlumi, i cili do të fitojë tri ditë të lira, ishte këshilltari për Politikë të Jashtme të Ciprasit, Evangelios Kallpadakis.