Komisariati i lartë të KB-së për refugjatë (UNHCR) dhe Agjencia për emigracion e Kombeve të Bashkuara në komunikatë të përbashkët publikuan se mesatarisht 5.000 njerëz e braktisin Venezuelën çdo ditë nga viti 2018, duke theksuar se vendet fqinje, sidomos Kolumbia, e kanë ndërmarrë pjesën më të madhe të ngarkesës.
“Këto shifra e theksojnë nevojën e përhershme për mbështetje të bashkësisë ndërkombëtare në kohën kur vëmendja botërore është e orientuar drejt ngjarjeve politike në Venezuelë”, deklaroi përfaqësuesi specia i UNHCR-së për Venezuelën, Eduardo Shtajn.
Sipas KB-së, momentalisht 3,4 milionë venezuelas jetojnë jashtë vendit, duke i përfshirë edhe ata që janë larguar para eskalimit të krizës në vend.
Pritet që numri i përgjithshëm i banorëve të Venezuelës, të cilët jetojnë jashtë vendit, deri në fund të vitit të arrijë 5,3 milionë persona.