Verifikimi publik në Listën zgjedhore zbatohet në sektorët rajonalë dhe zyrat e Komisionit Shtetëror Zgjedhor, nga ora 08:30 deri në 19:00, duke i përfshirë edhe ditët nga fundjava dhe festat. Më 14 mars të vitit 2019, verifikimi publik do të zgjat deri në ora 24:00.
Lista zgjedhore vendoset në verifikim publik me gjendje të të dhënave të qytetarëve me 18 vjeç të plotësuara me letërnjoftim valid apo pasaportë në ditën e zgjedhjeve (21 prill të vitit 2019), persona të vdekur 30 ditë para ditës së shpalljes së zgjedhjeve (8 janar 2019) dhe të dhëna tjera nga Lista zgjedhore në ditën e shpalljes së zgjedhjeve (21 prill i vitit 2019).
Nga KSHZ-ja u bën thirrje të gjithë qytetarëve të interesuar, të cilët dëshirojnë të kryejnë verifikim në[ të dhënat e tyre në Listën zgjedhore, këtë ta bëjnë në ueb faqen zyrtare të Komisionit Shtetëror Zgjedhor dhe në sektoret rajonale dhe zyrtar e KSHZ-së.
Lista e adresave e sektorëve rajonale dhe zyrtar e Komisionit Shtetëror Zgjedhor dhe informacione tjera më të hollësishme mund të gjenden në ueb faqen ueb faqen zyrtare e Komisionit Shtetëror Zgjedhor.
Kërkesë për regjistrim, plotësim apo shlyerje të të dhënave në Listën zgjedhore, qytetarët, mund ta parashtrojnë vetëm në sektorët dhe zyrat rajonale të KSHZ-së.
Rrethi i parë zgjedhor për zgjedhjet e gjashta presidenciale është caktuar për më 21 prill, ndërsa i dytë do të mbahet më 5 maj.
Në garat presidenciale do të marrin pjesë Gordana Siljanovska – Davkova, Stevo Pendarovski dhe Blerim Reka.
Kandidati i përbashkët më 31 partive politike, nga koalicioni i kryesuar nga LSDM-ja dhe BDI-ja Stevo Pendarovski mori mbështetje nga mbi 60 deputetë në Kuvendi dhe mbi 32.000 nënshkrime nga qytetarët.
Kandidatja e VMRO-DPMNE, profesoresha Gordana Siljanovska-Davkova e fitoi besimin e shumicës së delegatëve të VMRO-DPMNE-së për kandidatin e tyre presidencial, por mori mbështetje edhe nga 16.000 qytetarë.
Nënshkrimet e nevojshme civile për pjesëmarrje në zgjedhjet presidenciale i mblodhi edhe Blerim Reka, të cilin e kandiduan Aleanca për shqiptarët dhe Lëvizja Besa.