Në takim me delegacionin amerikan, të kryesuar nga themeluesi dhe drejtori ekzekutiv i kompanisë Majkëll Minc, Haradinaj ka theksuar se “me rritjen ekonomike e cila është më e lartë në rajon, ulja e shkallës tatimore, reformat thelbësore në sundimin e së drejtës dhe politika fiskale si dhe Ligji për investime strategjike, Kosova është gjetur në kartën e shteteve atraktive dhe të sigurta për investime të huaja”.
“Kosova tani e ka ligjin për investime strategjike e cila krijon lehtësim dhe rrethana lehtësuese për investitorë të huaj. Janë themeluar tre zona të ndara ekonomike që janë të gatshme të presin investitorët e huaj”, ka deklaruar kryeministri Haradinaj.
Në komunikatën e shërbimit qeveritar për informim, thuhet se Haradinaj ka porositur se Kosova veçmë është bërë “adresë e besueshme për investimet amerikane”.