“Kjo është një nga ditët më të errëta në historinë e Zelandës së Re. Kjo që ndodhi këtu është një akt deri tani i paparë i dhunës”, theksoi kryeministrja Ardern.
Ajo shtoi se më shumë se 20 persona janë plagosur, prej të cilëve pjesa më e madhe me lëndime serioze.
Pas këmbimit të zjarrit katër persona dhe një grua janë arrestuar.
Paraprakisht mediat lokale raportuan për 27 viktima dhe më shumë se 30 të plagosur.
Policia konfirmoi se ka një numër të konsiderueshëm të viktimave por nuk saktësoi numrin e tyre. Në njoftim citohet edhe se janë zbuluar disa mjete të improvizuara shpërthyese të cilat janë vendosur nën automjete.
Një burrë, i cili e ka marrë përgjegjësinë për sulmin, ka lënë një shkrim anti emigrues prej 74 faqesh, në të cilin sqarohet se kush është dhe cilat janë arsyet e sulmit.