“Prokuroria Themelore Publike Shkup intensivisht vepron për padinë penale nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale kundër kryerësit të panjohur për vepër penale – Keqpërdorim i detyrës zyrtare dhe autorizimeve sipas nenit 535 nga Kodi Penal, ndërsa ka të bëjë me shpërndarjen e të siguruarve në shtyllën e dytë të sistemit pensional dhe mospagimi i kontributeve në fondet private pensionale”, thuhet në kumtesën e Prokurorisë.
Në suaza të procedurës parahetimore të MPPS është kërkuar edhe në PTHP në mënyrë shtesë ka dorëzuar dokumente të cilat kanë të bëjnë me mbikëqyrjen e Ministrisë ndaj punës së Fondit të Sigurimit Pensional Ivalidor. Deri në këtë moment, deri te PTHP nuk kanë arritur raportet e kërkuara nga Enti shtetëror për Revizion për rishikimet e kryera në Fondin e Sigurimit Pensional dhe Invalidor në periudhën kritike.
“Prokurori Publik do të vendos nëse është e nevojshme të ndërmerren edhe veprime tjera gjatë procedurës parahetimore. Nga kontrolli i deritanishëm, prokuroria konfirmoi se nuk është rrezikuar e drejta e pensionit të të siguruarave në Republikën e Maqedonisë së Veriut”, thuhet në kumtesë.
Nga Prokuroria përkujtojnë se më 8 shkurt të këtij vitit, prokurori publik kompetent i cili vepron në padinë penale të parashtruar, e mori në pyetje edhe parashtruesin e padisë, ministren e Punës dhe Politikës Sociale Mila Carovska