Televizioni Open ka njoftuar se ky bashkëpunim do të nënkuptonte nëse vërehet rast i dyshimtë i gjurmëve të panjohura të avionit në hapësirën ajrore të Maqedonisë së Veriut, atëherë “avionët ushtarak grek do të ftohen nga fqinjët të afrohen te gjurma e panjohur dhe të kontrollojnë se për çka bëhet fjalë”.
Sipas televizionit, bëhet fjalë për praktikë të zakonshme mes shteteve aleate të NATO-s, kur një shtet nuk i posedon mjetet e domosdoshme, atëherë ndihmon tjetra. Kjo praktikë ekziston në FIR të Shqipërisë dhe Malit të Zi ku ndihmojnë Greqia dhe Italia.
Siç ka njoftuar MIA, vizita e Aleksis Ciprasit në Shkup planifikohet në fillimin e vitit të ardhshëm edhe pse mediat greke e përmendin 2 prillin si termin të mundshëm, megjithatë sipas informacioneve të korrespondentes së MIA-s nga Athina, data e saktë ende nuk është caktuar.
Vetë Cipras, gjatë paraqitjes në Forumin ekonomik në Delfi ka thënë se në Shkup do të udhëtojë me delegacionin e biznesit, por edhe ministra të qeverisë së tij.
Sipas Open, disa ditë pas vizitës së Ciprasit në Maqedoninë e Veriut në Shkup do të arrijë ministri i Mbrojtjes, Evangelos Apostolakis që të rishikohen mundësitë e bashkëpunimit bilateral, sigurisë dhe ushtarak siç janë trajnimet e përbashkëta ushtarake, këmbim i studentëve nga Akademitë ushtarake dhe tjera.