Në sallë shpërtheu duartrokitja, sapo kryetari i trupit gjykues shpalli vendimin ndaj Karaxhiqit.
Në shpallje të vendimit, gjykatësi tha se të gjitha pikat e akuzës së shkallës së parë janë konfirmuar përveç disa incidenteve në aktakuzë në më shumë se 20 komuna gjatë luftës në Bosnjë.
Karaxhiq është dënuar më 2016 me 40 vjet burgim, duke u shpallur fajtor për gjenocid në masakrën e Srebrenicës më 1995.
Në këtë vend janë vrarë më shumë se 8,000 burra dhe djem myslimanë nga forcat serbe të Bonjës, për të shënuar mizorinë më keqe në Evropë prej Luftës së Dytë Botërore.
Karaxhiq, 73-vjeçar, ish-poet dhe psikiatër, ishte shpallur fajtor edhe për orkestrim të rrethimit të Sarajevës, që ka rezultuar me gati 10,000 persona të vdekur.
Më shumë se 100,000 persona janë vrarë dhe rreth 2.2 milionë të tjerë janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre gjatë Luftës në Bosnjë në periudhën 1992-95.