Si rajone më të rrezikuara dhe më të pasura me deponi dhe plehërishte nga QAB i potencojnë rajonin e Pollogut, ndërsa pas tij vjen rajoni i Shkupit dhe Kumanovës. Deponitë më të bukura dhe më të zhvilluara që theksohen me diversitetin dhe pasurinë e tyre, njëkohësisht edhe më së miri e shkatërrojnë peizazhin i shënuan me tabelat e duhura, respektivisht i shpallën për trashëgimi kulturore kombëtare.
“Interesant është fakti se plehërishtja më e mëdha është e ngjatë për 30 km dhe gjendet në dy brigjet e Vardarit në drejtim të rrymës së Gostivarit dhe Jegunovcit ku praktikisht plehrat, mbetjet ndërtimore, mobiljet e vjetra dhe mbeturinat në mënyrë ciklike renditen gjatë 30 km ndërsa largësia më e madhe pa mbeturina në këtë terren është një kilometër. Në kuadër të këtij aksioni dedikuar për mbështetjen e iniciativave që luftojnë për parandalimin e plehrave dhe plehërishtave me bordo të duhura janë markuar 30 plehërishte dhe deponi në rajonin e Shkupit, Pollogut, Kërçovës, Ohrit, Strugës dhe rajone të tjera në Maqedoni”, thonë nga Qendra.
Aksioni është pjesë e projektit “Komunitete krijuese e Qendrës Bashkëkohore Artistike – Shkup, e përkrahur nga Projekti i USAID-it për pjesëmarrje civile.