Apeli në seancë publike do të vendosë për arrestin e Mijallkovit

Apeli në seancë publike do të vendosë për arrestin e Mijallkovit
Gjykata e Apelit në Shkup sot në seancë publike do t’i shqyrtojë  dëshirat e ish drejtorit  të DSK-së, Sasho Mijallkov për masën e arrestit që iu caktua  gjatë shqiptimit të dënimit në rastin “Titanik 2”.

Në  aktgjykimin e  shkallës së parë për “Titanik 2” Mijallkov është dënuar me tre vjet burg, Menduh Thaçi me tre vjet  dhe dy muaj, Bedredin Ibraimi me katër vjet  e gashtë muaj, Vllatko Sajkovski, Sasho Sërcev dhe Aneta Stefanovska  morën nga tre vjet burg.

Gjykata e pranoi kërkesën e PSP-së dhe i përcaktoi  arrest Sasho Mijallkovit dhe Bedredin Ibraimit, ndërsa katër të tjerët kanë marrë masa sigurie. Prokurorët kërkuan arrest për shkak të rrezikut nga arratia.

Sipas prokurorisë  të PSP-së, Mijalkov si drejtor i DSK-së dhe anëtar i Komiteti  ekzekutiv të VMRO-DPMNE-së e ka përdorur ndikimin e tij përmes Menduh Thaçit që të dakordojë  të miratohen ankimimet për  rivotim në tre vendvotime në Strumicë në zgjedhjet lokale të vitit 2013.