Deskoska: Të gjithë politikanët të ndihmojnë të sigurohet shumicë për Ligjin e prokurorisë publike

Deskoska: Të gjithë politikanët të ndihmojnë të sigurohet shumicë për Ligjin e prokurorisë publike
Të gjithë politikanët në periudhën e ardhshme ta ndihmojnë procesin e negociatave për sigurim të shumicës prej dy të tretave për Ligjin e prokurorisë publike i cili është i rëndësishëm për proceset eurointegruese të shtetit tonë, ka apeluar sot ministrja e Drejtësisë Renata Deskoska.

Potencoi se nuk mund të tregojë  se ishin të suksesshme  bisedat e djeshme me grupet e deputetëve në Kuvend dhe si bllok kryesor pengues rreth amendamenteve të VMRO-DPMNE-së i potencoi ato  që kanë të bëjnë me statusin e PSP-së dhe mjetet dëshmuese të cilat janë mbledhur  në procedurat tashmë të filluara të PSP-së.

“Konkluzioni ishte se VMRO-DPMNE duhet të bëjë konsultime  me qëllim që t’i harmonizojë qëndrimet me rekomandimet e bashkësisë ndërkombëtare, sepse  ligji vetëm për sjellje të ligjit  nuk është diçka  që do të na mundësojë hapje të negociatave me BE-në”, deklaroi Deskoska.

Në lidhje me deklaratën e kryetarit të Kuvendit Talat Xhaferi, ministrja Deskoska tha se për fat të keq, deklarata ka pasur  ndikim të caktuar edhe në negociatat me  VMRO-DPMNE-në. Konsideroj se ajo është shfrytëzuar  si argument për anulimin  e procesit të negociatave, me atë që, siç tha,  është theksuar se nëse kryetari i Kuvendit nuk cakton seancë, nuk ka nevojë të përshpejtohet edhe me negociatat.

E pyetur se si e vlerëson gjyqësinë, Deskoska u përgjigj se nuk mund  të ndahet  nga përshtypja e përgjithshme e qytetarëve për punën e gjyqësisë dhe për atë, tha kanë hyrë në proces serioz të reformave,  të cilat duhet të mundësojnë  bazë juridike për gjyqësi të pavarur dhe të paanshme.

“Kaluam një proces serioz të ndryshimeve ligjore nga Ligji për gjykata, sot ishte në procedurë kuvendore Ligji  për këshill gjyqësor. E sollëm ligjin për konteste  drejtuese dhe Ligjin për shkelje. Na mbesin edhe dy ligje më të rëndësishme.  Ligji për prokurorinë publike dhe Këshilli i Prokurorëve publik. Gjithçka që është në kompetencë të Ministrisë së Drejtësisë  bëjmë që të mundësojmë  bazë juridike adekuate për punën e gjykatave  në drejtim të mbrojtjes së të drejtave të njeriut dhe zbatimin e së drejtës”, deklaroi Deskoska.

Potencoi se, njëkohësisht punohet edhe në sigurimin e kushteve materiale për punë në gjykata.

“Këtë vit, praktikisht pjesa më e madhe e buxhetit i lidhur me gjyqësinë,  është transferuar në këshillin buxhetor gjyqësor,  që duhet të disponojë me të,  për dallim nga vitet tjera  kur investimet e kapitalit  kanë mbetur në Ministrinë e Drejtësisë”, deklaroi Deskoska.